Ramadan Selimi, vëllai i ish-eprorit të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rexhep Selimi, ka njoftuar se me familjen e tij ka shkuar në Hagë për të vizituar atë.
Megjithatë, jo e gjithë familja u lejua. Ai tha njëri nga djemtë e tij, Genti, nuk u lejua ta shohë xhaxhain e tij.
“Ishim për vizitë në Hagë, por mundësinë për ta vizituar Rexhën e kishim vetëm unë dhe Arlindi dhe jo e gjithë familja ime e ngushtë. Na erdhi keq për Gentin që nuk iu lejua vizita për axhën e vet Rexhën, por megjithatë edhe pse nuk kishte mundësi me e pa fizikisht atë, ai e ndjeu një përjetim të jashtëzakonshëm shpirtëror, sepse largësia fizike në mes tyre ishte vetëm disa metra nga njëri-tjetri që ndanin ato mure famëkeqe të kësaj ndërtese”, tha Ramadan Selimi.
“Uroj të jetë kjo vizita e fundit në këtë vend më Rexhën dhe të lirohen çlirimtarët nga kjo gjykatë e padrejtë”.
Para pak ditësh, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka njoftuar se ka përmbyllë paraqitjen e provave në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilën akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Gjykimi ndaj tyre ka nisur pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë më 3 prill 2023.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.