Në përvjetorin e 26-të të Masakrës së Poklekut, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim familjarët e viktimave, duke ritheksuar përkushtimin institucional për kujtesën dhe drejtësinë.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani u shpreh se Masakra e Poklekut, ku 54 qytetarë u vranë nga regjimi gjenocidal i Serbisë, mbetet një plagë e hapur për shoqërinë kosovare dhe një thirrje e vazhdueshme për drejtësi.
“Masakra e Poklekut është kujtesë e përhershme e dhimbjes, por edhe e nevojës për drejtësi. Është obligim institucional dhe moral që autorët e këtyre krimeve të dalin para drejtësisë”, theksoi Presidentja Osmani.
Ajo shtoi se kërkesa për drejtësi është ngritur në çdo forum ndërkombëtar ku Kosova ka zë, duke e konsideruar këtë si një betejë të pandërprerë në nderim të kujtimit të viktimave dhe për të ardhmen e drejtë të vendit.
Presidentja ritheksoi se krimet e tilla nuk do të harrohen dhe se angazhimi i saj mbetet i palëkundur në luftën për drejtësi, për të gjithë ata që u flijuan dhe për një të ardhme me më shumë dinjitet dhe paqe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.