×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i IHMK-së

    Sot mot me diell, temperaturat deri 20 gradë

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 7:59

    Këtë fundjavë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik, sot moti do të jetë me diell dhe me vranësira ë shpërndara.

    “Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-4m/s”.

    Kurse, të dielën parashihet që temperaturat maksimale të ditës të lëvizin në mes 19 dhe 24 gradë Celsius.

    “Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius”.

    Në ditën e fundit të kësaj jave, IHMK-ja tha se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja, e lehtë deri mesatare. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!