Sipërmarrësi Shkëlqim Devolli realizoi sot një vizitë në Hagë, ku takoi ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
Gjatë takimit, Devolli u shpreh se është i angazhuar për të mbështetur proceset demokratike dhe të drejtave të njeriut në Kosovë.
“Ata janë liderë që sakrifikuan shumë për lirinë e Kosovës. Kjo vizitë është shenjë e mbështetjes për ta dhe për të gjithë ata që besojnë në drejtësinë dhe në vlerat e lirisë,” tha Devolli pas takimit.
Devolli theksoi rëndësinë e mbështetjes për ish-liderët politikë, duke i konsideruar ata si ikona të luftës për pavarësi. “Kosova ka kaluar shumë sfida, dhe është detyra jonë si qytetarë të vazhdojmë të qëndrojmë pranë atyre që kanë dhënë maksimumin për shtetin tonë,” u shpreh ai.
Devolli gjithashtu theksoi se përpjekjet për të ruajtur stabilitetin dhe përparimin ekonomik të Kosovës duhet të jenë në qendër të vëmendjes për të gjithë politikanët dhe qytetarët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.