×
  • Extra
  • Extra

    Shkencëtarët pretendojnë se kanë zbuluar ‘ngjyrë të re’ që askush deri më tani nuk e ka parë

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 20:01

    Një ekip shkencëtarësh pretendojnë se kanë zbuluar një ngjyrë të re që askush deri më tani nuk e ka parë.

    Hulumtimi pason një eksperiment në të cilin studiuesit në SHBA kishin pulsuar laser në sytë e pjesëmarrësve në eksperimet.

    Duke stimuluar qeliza specifike në retinë, pjesëmarrësit pretendojnë se kanë qenë dëshmitarë të një ngjyre blu-jeshile që shkencëtarët e kanë quajtur “olo”, por disa ekspertë kanë thënë se ekzistenca e një ngjyre të re është “e hapur për argument”.

    Gjetjet, të publikuara në revistën Science Advances të premten, janë përshkruar nga bashkëautori i studimit, Prof Ren Ng nga Universiteti i Kalifornisë, si jashtëzakonshme.

    Prof Ng, i cili ishte një nga pesë personat që morën pjesë në eksperiment, i tha programit të BBC Radio 4 të shtunën se olo ishte “më intensive se çdo ngjyrë që mund të shihni në botën reale”.

    Gjatë eksperimentit të ekipit, studiuesit përdorën rreze lazer në bebëzën e një syri të secilit pjesëmarrës.

    Sipas studimit, pjesëmarrësit shikuan një pajisje të quajtur Oz e cila përbëhet nga pasqyra, lazer dhe pajisje optike. Pajisjet janë projektuar më parë nga disa nga studiuesit e përfshirë – një ekip shkencëtarësh nga UC Berkeley dhe Universiteti i Washingtonit, dhe janë përditësuar për përdorim në këtë studim.

    Retina është një shtresë e ndjeshme ndaj dritës e indit në pjesën e prapme të syrit përgjegjës për marrjen dhe përpunimin e informacionit vizual. Ai konverton dritën në sinjale elektrike, të cilat më pas transmetohen në tru nëpërmjet nervit optik, duke na mundësuar të shohim.

    Retina përfshin qeliza konike, të cilat janë qeliza përgjegjëse për perceptimin e ngjyrës.

    Ekzistojnë tre lloje të qelizave konike në sy – S, L dhe M – dhe secila prej tyre është e ndjeshme ndaj gjatësive të ndryshme valore të ngjyrës blu, të kuqe dhe jeshile respektivisht.

    Sipas punimit kërkimor, në shikimin normal, “çdo dritë që stimulon një qelizë konike M duhet të stimulojë edhe konet e saj fqinje L dhe/ose S”, sepse funksioni i saj mbivendoset me to.

    Megjithatë, në studim, lazeri stimuloi vetëm kone M, “të cilat në parim do të dërgonin një sinjal me ngjyra në tru që nuk ndodh kurrë në vizionin natyror”, thotë studimi.

    Kjo do të thotë se ngjyra olo nuk mund të shihej me sy të lirë të një personi në botën reale pa ndihmën e një stimulimi specifik.

    Megjithatë, disa ekspertë thonë se ngjyra e re e perceptuar është një “çështje interpretimi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!