×
  • Lajme
  • Botë

    Australia goditet nga dallgë të mëdha, raportohet për pesë persona të vdekur, dy rezultojnë të zhdukur

    Reporteri
    20 Prill 2025 | 8:28

    Të paktën pesë persona janë mbytur pasi dallgët e mëdha kanë goditur disa pjesë të Australisë, raporton BBC.

    Edhe dy persona të tjerë janë zhdukur në brigjet e shteteve të Uellsit të Ri Jugor dhe Viktorias.

    Të shtunën trupi i një burri u gjet në ujë pranë Tathras në Uellsin e Ri Jugor. Kjo ndodhi një ditë pasi një peshkatar 58-vjeçar dhe dy burra të tjerë u gjetën të vdekur.

    Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për një burrë pranë Sidneit. Gjithashtu të premten, një grua u mbyt dhe një burrë është zhdukur pasi grupi i tyre mbeti në det në San Remo të Victorias.

    “Një nga gratë arriti të kthehej në breg, por gruaja tjetër dhe burri nuk mundën”, ka njoftuar policia e këtij vendi.

    Kryeministrja e Victorias, Jacinta Allan, tha se ky është një fillim i tmerrshëm i fundjavës së Pashkëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!