Nasim Haradinaj, ish-nënkryetar i Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, u ka reaguar krerëve të partive politike me një thirrje për vëmendje te krerët e UÇK-së që tash e pesë vjet po mbahen në paraburgim në Hagë nga Gjykata Speciale.
“Edhe sa vjet duhet me qendru në burg të Hagës miqtë tanë, për me kuptu ju se Gjykata Speciale do ta dënojë UÇK-në dhe Kosovën, përmes këtij gjyqi politik?!”, shkroi Haradinaj.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi, liderë të partive politike!
A e keni ndërmend me u bë najherë bashkë?
Edhe sa vjet duhet me qendru në burg të Hagës miqtë tanë, për me kuptu ju se Gjykata Speciale do ta dënojë UÇK-në dhe Kosovën, përmes këtij gjyqi politik?!
Derisa ju po i numëroni votat, ata dhe Kosova po i numërojnë ditët në burg.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.