×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje të reja

    Arrestimi i dy zyrtarëve policorë për marrje ryshfeti, deklarohet Prokuroria e Pejës

    Reporteri
    20 Prill 2025 | 17:45

    Dy zyrtarë policorë në Pejë, janë arrestuar nën dyshimin për marrje të ryshfetit.

    Ata, janë ndaluar për 48 orë.

    Lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria e Pejës, ku zëdhënësi Shkodran Nikçi për Reporteri.net tha se do të bëhet kërkesë për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë penale.

    “Dy zyrtarë policorë janë ndaluar për 48 orë për shkak të vepres penale “Marrje e ryshfetit”. Ndaj tyre Prokurori i Shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë penale”, deklaroi Nikçi.

    Dy zyrtarët policorë të arrestuar, dyshohet se i kërkuan para një qytetari për t’mos i shqiptuar gjobë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!