×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ne votat tona i kemi”, Hajrulla Çeku para seancës për votimin e Kryeparlamentarit

    Reporteri
    21 Prill 2025 | 14:33

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku ka thënë se Albulena Haxhiu do të jetë edhe sot kandidate për Kryetare të Kuvendit në seancën e sotme, veçse po presin t’i marrë votat e nevojshme që të vazhdohet tutje, shkruan Gazeta online Reporteri.net.

    “Kandidaten e kemi propozuar, tash veç duhet t’i presim që ajo t’i marrë votat e nevojshme për të vazhduar me hapat e konstituimit”, tha Çeku.

    Ai deklaroi se votat e tyre si parti i kanë për Kryeparlamentaren, por

    “Ne votat tona siç i kishim para dy ditësh i kemi edhe sot, duhet t’i pysim partitë e tjera për votat e tyre, ne votat tona i kemi për kandidaten”, tha Çeku.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!