Deputetja e Vetëvendosjes, Ftore Pacolli pak para vazhdimit të seancës ku pritet votimi për kryeparlamentarin e Kosovës ka thënë se edhe partitë e tjera, ose “opozita”, siç iu ka referuar ajo, duhet të votojnë.
“Po presim me votu kryetarin e Kuvendit. Na i kemi votat, veç duhet me votu edhe opozita.”, tha Pacolli shkurt para mediave, teksa nuk e ndali hapin dhe vazhdoi për në hyrjen e Kuvendit.
Në ora 15:00 pritet vazhdimi i seancës, ku në rend dite është zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit.
Të shtunën Vetëvendosje propozoi emrin e Albulena Haxhiu për kryetare, por ajo nuk mori votat e mjaftueshme.
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se seanca do të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00, në tentativën e pestë për konstituimin e Kuvendit, shkruan Reporteri.net.
Në njoftim përmenden zhvillimet në seancën e sotme.
“Kryesuesi Dehari njoftoi se pas këtij propozimi seanca për sot ndërpritet, ndërsa paralajmëroi vazhdimin e saj të mërkurën, më 23 prill, në orën 10:00”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, seanca e sotme është e katërta që po dështon për konstituimin e Kuvendit. VV ka propozuar për kryeparlamentare Albulena Haxhiun në seancën e së shtunës, mirëpo ajo ka dështuar të zgjidhet në mungesë të votave. Nga 61 sa i nevojiten, ajo në dy votime ka marrë vetëm 57. Deputetët e LDK’së kanë votuar kundër, ata të Nismës kanë abstenuar, teksa PDK dhe AAK nuk kanë marrë pjesë fare në procesin e votimit.
Deputeti Glauk Konjufca nuk e bëri fare sot propozimin për Kryeparlamentarin, ndërsa kërkoi kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike janë deklaruar se janë me qëndrime të njëjta lidhur me votimin për emrin e Albulena Haxhiut Kryeparlamentare.
“Ne kemi emrin e njëjtë, Albulena Haxhiun. Kemi parë që kanë deklaruar se do të kishin qëndrimin e njëjtë. Mendoj se kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveç me një marrëveshje politike, ashtu siç votohen nënkryetarët ashtu do të duhej të votohej edhe kryetari i Kuvendit”.
“Kërkojmë kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë.”, tha Konjufca para deputetëve.
Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari shtyu seancën për të mërkurën në ora 10:00.
Në Kuvend ishin të pranishëm ishin 117 deputetë./Reporteri.net
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka refuzuar të deklarohet para gazetarëve pas dështimit të seancës së sotme konstituive.
Pas daljes nga objekti i Kuvendit, ai është pyetur nëse janë të gatshëm të bëjnë kompromis për zgjedhjen e Kryeparlamentarit, mirëpo ai nuk është deklaruar, shkruan Reporteri.net.
Ai është përcjellë nga gazetarët deri në Kryeministri, mirëpo nuk e ka thënë asnjë fjalë.
Ndryshe, kjo është seanca e katërt që po dështon për konstituimin e Kuvendit. VV ka propozuar për kryeparlamentare Albulena Haxhiun në seancën e së shtunës, mirëpo ajo ka dështuar të zgjidhet në mungesë të votave. Nga 61 sa i nevojiten, ajo në dy votime ka marrë vetëm 57. Deputetët e LDK’së kanë votuar kundër, ata të Nismës kanë abstenuar, teksa PDK dhe AAK nuk kanë marrë pjesë fare në procesin e votimit.
Deputeti Glauk Konjufca nuk e bëri fare propozimin për Kryeparlamentarin, ndërsa kërkoi kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike janë deklaruar se janë me qëndrime të njëjta lidhur me votimin për emrin e Albulena Haxhiut Kryeparlamentare.
“Ne kemi emrin e njëjtë, Albulena Haxhiun. Kemi parë që kanë deklaruar se do të kishin qëndrimin e njëjtë. Mendoj se kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveç me një marrëveshje politike, ashtu siç votohen nënkryetarët ashtu do të duhej të votohej edhe kryetari i Kuvendit”.
“Kërkojmë kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë.”, tha Konjufca para deputetëve.
Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari shtyu seancën për të mërkurën në ora 10:00.
Në Kuvend ishin të pranishëm ishin 117 deputetë./Reporteri.net
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas dështimit të seancës për zgjedhjen e Kryeparlamentarit ka thënë se ka logjik që të diskutohet me partitë tjera emri i një kandidati tjetër për Kryeparlamentar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Nëse VV-ja si ka votat, atëherë Haradinaj tha se duhet gjetur një kandidat më unifikues.
“S’pashë negociim për Kryeparlamentar. Nëse duhet vota e opozitës, atëherë ka logjik edhe mu diskutu me opozitën edhe kandidati, në këtë rast një kandidat më konsensual se Haxhiu. Ne i kemi dhënë disa propozime, i kemi përmendur. Jemi të hapur nëse partitë dëshirojnë me gjetë një rrugë, me kalu përtej konstituimit të Kuvendit që me fillu koha për qeverinë”, tha Haradinaj.
“Nëse të duhet vota e partive tjera, s’mundesh me qenë fare jo hapur, duhet të diskutojmë kandidatin. Nëse VV s’i ka votat për kandidatin e vet, atëherë ta gjejmë një kandidat më unifikues”, tha ai.
AAK-ja si emra që mund t’i votonte do të ishte ai i Shqipe Selimit dhe Saranda Bogujevcit.
Deputetja e Partisw Demokratike tw Kosovws, Vlora Çitaku pas ndërprejes së seancës ku pritej votimi për kryeparlamentarin ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për uzurpim të Kuvendit.
Ajo tha se kryesuesi i seancës Avni Dehari e ka shkelur Rregulloren e Kuvendit, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Sot, Kryesuesi i seancës e shkeli me të dy këmbët Rregulloren e Kuvendit. Propozimi i VV-së për Kryetar është dashur patjetër të hidhej në votim. Pas kësaj, është në dorën e deputetëve të vendosin me votë, pro apo kundër. Ajo që pamë sot është marrëzi totale dhe shkelje e rëndë e demokracisë parlamentare.”, u shpreh Çitaku.
Eugen Cakolli nga KDI edhe pas dështimit të seancës së sotme për zgjedhjen e Kryeparlamentarit ka sqaruar se deputetët mund të marrinë pjesë në votim, por s’e kanë me patjetër të votojnë “pro”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Për herë të tretë, Kuvendi dështoi të zgjedhë Kryetarin e vet. Meqë nuk kishte marrëveshje politike, e kandidatura u tha se do të ishte e njëjtë – ndonëse formalisht nuk u propozua fare – nuk kishte konstituim. Sepse e njëjta formulë nuk do të prodhojë papritur aritmetikë tjetër parlamentare”.
“Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se partia fituese ka të drejtë ekskluzive të propozojë kandidatin për Kryetar, ndërsa deputetët kanë detyrim të marrin pjesë në votim – por jo patjetër të votojnë “pro””, ka shkruar Cakolli në Facebook.
Ai tutje ka shkruar se kur mungon shumica, duhet zhvilluar diskutime për të kërkuar kompromis për të shmangur zvarritjen.
Prandaj, kur mungon shumica, lind obligimi për të zhvilluar diskutime, për të kërkuar kompromis dhe për të shmangur zvarritjen e mëtejshme – jo domosdo në mes të këtyre seancave krejt të kota.
Nëse nuk ka lëvizje, duhet të fillojnë së paku reflektimet – qoftë për qasjen, qoftë për vetë opsionet politike”, ka thënë Cakolli.
/Reporteri.net/
Pas ndërprerjes së seancës, deputetja e grupit më të madh parlamentar, LVV, Mimoza Kusari-Lila tha se partitë e tjera e kanë obligim që ta votojnë për kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarëve të tij.
“ Për dallim nga qëndrimi politik apo mbështetja dhe mosmbështetja për të marrë pjesë në votim për qeverinë e cila i propozohet Kuvendit dhe mandatarin, votimi për kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarëve është obligim i të gjitha grupeve parlamentare. Në situatën aktuale, ashtu siç po deklarohen grupet parlamentare politike të opozitës së deritashme i bie që menjëherë pas arritjes së një shumicë që kërkohet për zgjedhjen e kryeparlamentares me 61 vota për, atëherë ne si grupi më i madh parlamentar kemi forcën që të bllokojmë apo zgjedhjen e nënkryetarëve.”, tha ajo.
Ajo tha se nuk e kanë qëllim bllokimin e Kuvendit./Reporteri.net/
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se sot sërish është shkelur rregullorja e Kuvendit të Kosovës, pasi emri duhej të ishte propozuar nga VV-ja, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në atë që përmendi Glauk Konjufca se njësoj do ishte edhe për nënkryetarët, Bajrami e LDK-së tha se nuk është situatë e njëjtë pasi Kryetari përfaqëson Kuvendin, ndërsa nënkryetarët janë përfaqësues të grupeve politike.
“Sapo u konstatua që u shkel edhe një herë rregullorja e Kuvendit për faktin se ishim në një proces të votimit dhe krejt çfarë ishte autorizuar sipas rregullores, VV-ja si fituese e zgjedhjeve ishte që të propozonte emrin, dhe ish dashur që të procedohej me emër. Paralelja që po e tërheq Konjufca, janë si kryetari si nënkryetari s’është e saktë, pasi Kryetari përfaqëson Kuvendin, ndërsa nënkryetarët janë përfaqësues të grupeve”.
Ajo tha se VV-ja s’ka vullnet as për marrëveshje politike përderisa insistojnë të mos ndryshojnë as emrin, ndërsa shtoi se si LDK nuk kanë një emër të caktuar, pavarësisht se ajo tha emra tjerë janë përmendur nga një parti tjetër politike.
“Kërkesa për kohë shtesë edhe për 48 orë tjera për të arritur marrëveshje politike, ku insitojnë se s’do ta ndryshojnë emrin e kandidates, në anën tjetër kërkojnë nga deputetët që ata të votojnë sipas vullnetit të VV-së, ky veç vullnet për marrëveshje politike s’është. Palët duhet të dëgjohen”.
“Sikur këta të ishin interesuar për marrëveshje, ishin ulë e kishin folë për emrin e pranueshëm”, tha Bajrami pas dështimit të seancës.
“Përgjegjësia në këtë rast është e partisë fituese, ata duhet të ulen të bisedojnë me partitë politike”, shtoi Bajrami, ndërsa tha se VV-ja është bllokuesja e vërtetë.
“Nuk po flitet për kurrfarë marrëveshje. Bllokuesit e vërtetë në këtë rast janë VV-ja. Ata duhet të ulen me partitë politike. Ne s’jemi ata që po kërkojmë një emër tjetër nga radhët e VV-së. Ata mund ta propozojnë edhe një kandidad edhe komplet prej një grupi tjetër, dhe ulemi i pysim deputetë si duan të votojnë. Është situatë që s’mund të vazhdojë në pafundësi”, tha deputetja e LDK-së.
/Reporteri.net/
Pas ndërprejes së sërishme të seancës së Kuvendit të Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të zhbollojë konstituimin e Kuvendit dhe të propozojë një kandidat tjetër, pasi që sipas tij Albulena Haxhiu do të dështojë kurdoherë që del në votim.
Ai ka akuzuar Vetëvendosjen dhe partnerët e saj se po e bllokojnë konstituimiin e institucioneve dhe vullnetin e qytertarëve të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Koalicioni Vetëvendosje-GUXO-Alternativa po, siç kemi thënë e ka të drejtën për ta propozuar kryetarin apo kryetaren e Kuvendit, por jo për ta imponuar me çdo kusht për këdo që propozon. Sot po e shihni se këta po e vazhdojnë bllokadën e krijimit të institucioneve. Në vend që të propozonin një kandidat tjetër, kandidatja që ka dështuar disa herë, e që do të dështojë edhe sot, nuk mund të jetë më e rëndësishme se krijimi i institucioneve. Rrugëdalja është e qartë. LVV duhet ta gjejë një kandidat tjetër sepse kandidatja që ka dështuar do të dështojë përsëri. Nuk duhet ta lënë peng Kuvendin për shkak të tekeve apo problemeve të brendshme.”, tha Krasniqi.
Sipas tij Albulena Haxhiu ëshët simbol i dështimeve.
“Ajo është simbol i dështimti të kësaj qeverie, krejt mandatin e ka pas me skandale të ndryshme prej zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit e deri të ulja e buxhetiti për mbrojtjen e çlirimtarëve.”, shtoi Krasniqi.
Ai tha se rruga e zhbllokimit është e qartë.
“Rruga është e qartë duhet të ndryshojnë kandidatin. Nuk më takon mua të ia zgjedhë kandidatin VV-së. Qikjo jo, i kanë edhe 47 të tjerë le të provojnë.”, tha Krasniqi.
Ai tha se VV ka përgjegjësi ta zhbllokojë uvendin.
“Nuk ka marrëveshje politike për kryetar të Kuvendit, na s’kemi me ba marrëveshje në asnjë formë me VV-në.”, tha ai.
Krasniqi i përmendi edhe zgjedhjet e reja si opsion.
Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se partitë politike duhet të bëhen bashkë dhe të ulen e të arrijnë dakordim për kryeparlamentarin, sikurse vepruan të shtunën për raportin e Komisionit për Verifikimin e Mandateve të deputetëve, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se shpreson që deri të mërkurën partitë e tjera të reflektojnë që të zhbllokohet ky proces. Murati tha se kandidatja do të vazhdojë të mbetet e njëjta, Albulena Haxhiu.
“Duhen ndoshta që të ulemi njësoj si për raportin, pra po shihet që për cdo hap gjatë rrugës duhet një dakordim dhe konsensus politik që të zhbllokohet procesi. Emri dhe propozimi i takon partisë fituese. Ne si parti fituese e propozojmë kryetarin dhe është e udhës që kandidati të mbështetet nga partitë tjera”, dekalroi Murati.
Ai tha se opsioni i zgjedhjeve ekziston gjithmonë.
“Nuk është VV duke u tregu jo konstruktive. Opozita e ka mundësinë ta zhblloj procesin, por po e bllokon. I kemi dhe dy ditë e shpresojmë që opozita të reflektojë si për raportin’, shtoi tutje ai.
Ndryshe, edhe seanca e sotme për zgjedhjen e Kryeparlamentarit ka dështuar.
Deputeti Glauk Konjufca nuk e bëri fare propozimin për Kryeparlamentarin, ndërsa kërkoi kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike janë deklaruar se janë me qëndrime të njëjta lidhur me votimin për emrin e Albulena Haxhiut Kryeparlamentare.
“Ne kemi emrin e njëjtë, Albulena Haxhiun. Kemi parë që kanë deklaruar se do të kishin qëndrimin e njëjtë. Mendoj se kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveç me një marrëveshje politike, ashtu siç votohen nënkryetarët ashtu do të duhej të votohej edhe kryetari i Kuvendit”.
“Kërkojmë kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë.”, tha Konjufca para deputetëve.
Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari shtyu seancën për të mërkurën në ora 10:00.
Në Kuvend të pranishëm ishin 117 deputetë./Reporteri.net
Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Deputeti Glauk Konjufca nuk e bëri fare propozimin për Kryeparlamentarin, ndërsa kërkoi kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike janë deklaruar se janë me qëndrime të njëjta lidhur me votimin për emrin e Albulena Haxhiut Kryeparlamentare.
“Ne kemi emrin e njëjtë, Albulena Haxhiun. Kemi parë që kanë deklaruar se do të kishin qëndrimin e njëjtë. Mendoj se kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveç me një marrëveshje politike, ashtu siç votohen nënkryetarët ashtu do të duhej të votohej edhe kryetari i Kuvendit”.
“Kërkojmë kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë.”, tha Konjufca para deputetëve.
Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari shtyu seancën për të mërkurën në ora 10:00.
Në Kuvend të pranishëm ishin 117 deputetë.
/Reporteri.net/
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e kreut të Kishës Katolike, Papa Franëesku.
Në vazhdimin e katërt të seancës, kryesuesi Avni Dehari ka ftuar deputetët që të nderojnë figurën e Papës me një minutë heshtje.
Françesku, me origjinë nga Argjentina, ishte Papa i parë katolik nga Amerika dhe filloi karrierën e tij si prift jezuit në këtë shtet të Amerikës Jugore.
Papa Françesku, i cili erdhi në krye të Kishës Katolike nga viti 2013, vdiq të hënën, pas betejave të gjata me sëmundjet respiratore, dështimin e veshkave dhe shëndetin në rënie.
Me mbi 40 minuta vonesë ka nisur vazhdimi i seancës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Tashmë në sallë kanë mbërritur deputetët e të gjitha grupeve parlamentare.
Vazhdimi i seancës për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ishte thirrur për në ora 15:00.
Ky është vazhdimi i katërt i seancës konstituive të Kuvendit.
Deputetët e Vetëvendosjes thanë se edhe sot për kryetare të Kuvendit do të propozohet emri i Albulena Haxhiut, e cila të shtunën nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme.
Haxhiu mori vetëm 57 vota.
/Reporteri.net/
Në të gjitha seancat deri tani të mbajtura, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur flamurin kuq e zi në sallën e Kuvendit, shkruan Reporteri.net.
Një gjë e tillë po ndodhë edhe sot, ku flamuri kuqezi është vendosur te ulësja e kreut të kësaj partie, Albin Kurti.
Ky i fundit, i pyetur me të mbërritur në Kuvend, nëse i kanë votat sot për Kryeparlamentarin, s’pranoi të deklarohej për mediat.
Në anën tjetër, deputetja e VV-së, Donika Gërvalla i bëri thirrje partive tjera politike që ta votojnë emrin e propozuar për Kryeparlamentar, Albulena Haxhiun, pasi siç tha ajo i takon partisë fituese ky post.
/Reporteri.net/
Vazhdimi i seancës për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kosovës nuk ka nisur ende, ndonëse ishte thirru për në ora 15:00.
Kjo ka bërë që kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj të humbas durimin.
Ai dëgjohet duke thirrur që të seanca të nisë.
“Qe gjysmë ore jemi tu pritë.”, thotë Haradinaj.
Deputetët e Listës Serbe kanë arritur në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të vazhdojë seanca për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Ata shihen teksa nënshkruajnë për praninë në sallën e seancave plenare.
Ky është vazhdimi i katërt i seancës konstituive të Kuvendit.
Anëtarë të LVV-së thanë para vazhdimit të seancës se Albulena Haxhiu do të jetë sërish kandidate e LVV-së për kryeparlamentare.
Të shtunën, ajo nuk mori më shumë se 57 vota, në dy tentativa për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se është përgjegjësi e partisë që e propozon, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ai tha se nëse votat s’bëhen, duhet menduar opsione tjera që parashihen me Kushtetutë.
“Edhe sot jemi për të bërë konstiuimin e kuvendit. Normalisht që për të zgjedhur kryeparlamentarin është përgjegjësia e atij që propozon. Besoj që iu kanë thënë që t’i bëjnë votat nëse munden. Nëse jo, duhet menduar për opsione të tjera që parashihen me Kushtetutën”, tha Krasniqi para gazetarëve.
/Reporteri.net/
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu është deklaruar para seancës lidhur me propozimin për kryetar të VV-së.
Ajo tha se sot presin që të ketë një propozim të ri për kryetarin e Kuvendit të Kosovës.
“Ne presim që të kemi një emër të pranueshëm për të gjithë deputetët. I takon partisë së parë për propozimin e emrit, neve si parti e tretë nuk na takon që të propozojmë një emër. Të shohim nëse ka reflektuar dhe a i ka siguruar votat”, ka thënë Lushaku pak para fillimit të seancës.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti po vazhdon të injorojë mediat duke mos e thënë asnjë fjalë nëse ai dhe partia e tij i kanë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Ai edhe sot kur mbërriti në Kuvend, për vazhdimin e seancës nuk e tha asnjë fjalë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Partia e tij, propozoi të shtunën emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, por që nuk mori votat e mjaftueshme.
Prej datës 15 prill ku edhe nisi seanca për konstituimin e Kuvendit, Kurti në asnjërin prej vazhdimeve të saj nuk foli për mediat.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë thënë se për emrat që janë përmendur nga partitë tjera poltike si propozim për Kryeparlamentar, “ndoshta dhe duhet gjetur gjuhën e kompromisit me to”, shkruan Reporteri.net.
Para vazhdimit të seancës që po pritet të mbahet, Abdixhiku tha se partia që ai drejton vazhdon të ketë qëndrime të njëjta.
“Kam dëgjuar që partitë tjera kanë gatishmëri për të votuar kandidatë tjerë, ndoshta dhe duhet gjetur gjuhën e kompromisit me ato parti që kanë gatishmëri. LDK do të vazhdojë të votojë njëjtë sikur herët e kaluara sepse nuk ndajmë bindjet e njëjta me partinë e parë. Për të gjitha tjerat më pas është në duart e partisë në pushtet”, tha ai.
/Reporteri.net/
Elbert Krasniqi, deputet nga komuniteti egjiptian ka thënë se grupi multietnik do të votojë emrin e propozuar për kryeparlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Pak para vazhdimit të seancës, Krasniqi nuk tregoi para gazetarëve nëse Vetëvendosje, parti që ai e mbështet i ka votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
“Po pres me shku në seancë edhe me votu kryetarin e propozuar të Kuvendit. Tash e shohim. Ne si grup multietnik kemi votat për kryetarin e kuvendit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.”
Deputetja e VV-së, Donika Gërvalla ka thënë se Kryeparlamentari i takon partisë fituese, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ajo shpreson që sot në të zhbllokohet gjendja në Kuvend dhe që partitë opozitare “t’i respektojnë rregullat demokratike dhe ta votojnë Kryepalamentaren”.
“Ju e dini që Kryeparlamentari i takon koalicionit fitues. Prandaj shpresoj që sot do të zhbllokohet gjendja në Kuvend edhe thirrja e partive opozitare që të respektojnë rregullat demokratike edhe ta votojnë kryepalrmanetaren e Kuvendit e cila nuk ka si të jetë ndryshe, përveç nga koalicioni fitues, i partisë Guxo dhe VV dhe Alternativën. Ky është plani dhe do të shohim.
E pyetur nëse ka marrëveshje mes VV-së dhe NISMËS, Gërvalla tha se kur të hyni në sallë do e shihni.
“Kur të hyjmë në sallë do ta shihni rezultatin, s’është rruga vendi ku diskutohen këto gjëra. Do ta shihni a a do të ecim sot përpara apo do të vazhdojmë me bllokada si këto”, tha Gërvalla.
“Është gjëja më normale pas fitores në zgjedhje dhe pas kapërcimit të një bllokade. Nuk shoh asnjë sens në bllokimin e Kuvendit”, shtoi tutje Gërvalla.
/Reporteri.net/