×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    VV s’i ka numrat, s’e qesin në votim propozimin për Kryeparlamentarin

    Reporteri
    21 Prill 2025 | 15:49

    Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Deputeti Glauk Konjufca nuk e bëri fare propozimin për Kryeparlamentarin, ndërsa kërkoi kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike janë deklaruar se janë me qëndrime të njëjta lidhur me votimin për emrin e Albulena Haxhiut Kryeparlamentare.

    “Ne kemi emrin e njëjtë, Albulena Haxhiun. Kemi parë që kanë deklaruar se do të kishin qëndrimin e njëjtë. Mendoj se kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveç me një marrëveshje politike, ashtu siç votohen nënkryetarët ashtu do të duhej të votohej edhe kryetari i Kuvendit”.

    “Kërkojmë kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë.”, tha Konjufca para deputetëve.

    Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari shtyu seancën për të mërkurën në ora 10:00.

    Në Kuvend të pranishëm ishin 117 deputetë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!