×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    22 Prill 2025 | 7:24

    ​Ngjarjet e datës 22 prill:

    Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) mban konferencë për media me rastin e Javës së AME-së. (Agjencia e Menaxhimit Emergjent, “Dëshmorët e Gollakut” 483, Prishtinë, ora 10:00)

    Instituti Albanologjik-Prishtinë, Dega e Etnologjisë, organizon tryezë shkencore kushtuar veprimtarisë tejet të vlershme studimore dhe akademike të profesoreshës Drita Halimi Statovci.
    (Salla e katit të epërm e Institutit Albanologjik, ora 10:00)

    Organizata Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën, në bashkëpunim me Kolegjin Heimerer dhe Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, organizon një aksion pastrimi me rastin e Ditës së Tokës. (Lagjja Veternik dhe përgjatë rrugës Shkupi në Prishtinë, ora 10:00)

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë mban konferencë mbi problemet e shkaktuara nga Ligji për Pronën Publike. (Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Prishtinë, ora 11:30)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!