×
  • Lajme
  • Lajme / Paralajmërimi

    Rama: Do të bëjmë kallëzime penale ndaj ministrave që penguan punimet në kryeqytet

    Reporteri
    22 Prill 2025 | 7:43

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar se do të bëjnë kallëzime penale ndaj ministrave të cilët kanë penguar punimet në kryeqytet.

    Ai ka thënë se edhe me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku ka kërkuar debat publik lidhur me bllokimin e disa projekteve në kryeqytet, por që ai nuk i është përgjigjur ftesës dhe ka refuzuar ballafaqimin me Ramën.

    “Refuzon të vijë këtu, pse?, Çka i frikohet, kujt i frikohet?” ka pyetur Rama në Dukagjini.

    Ndërsa ministri Çeku ka thënë se me kryetarin Rama do të ballafaqohet vetëm në gjykatë, pasi që atë e ka quajtur gënjeshtarë të paskrupullt duke shtuar se kanë deponuar prova në Prokurori e Polici për keqpërdorim të miliona eurove.

    “Çdo ditë që ky mashtrues e kalon në krye të komunës është rrezik i madh për buxhetin e shtetit dhe për vet kryeqytetin”, ka thënë Çeku.

    Kurse Rama ka thënë se edhe ai i fton publikisht të gjitha institucionet edhe gjykatat që ti procesojnë kërkesat.

    “Shumë shpejt ne do të tregojë kallëzim penal ndaj vet ministrit Çeku se po e kuptojmë tash që ky njëri faktikisht që është mbas të gjitha këtyre bllokadave”, ka thënë Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!