Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në Prizren, i cili dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar.
Sipas policisë, i dyshuari gjatë periudhës 2017-2019, dyshohet se kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme para në shumë të përgjithshme prej 150 660.61 euro.
I njëjti është dërguar në mbajtje.
“Prizren / 01.01.2017. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti gjatë periudhës 2017-2019 kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme para në shumë të përgjithshme prej 150 660.61€. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/