×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Ndalohen për 48 orë tre të arrestuarit për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë

    Reporteri
    22 Prill 2025 | 9:00

    Tre të arrestuarit të cilët janë të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998-1999 janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.

    Kështu u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës ku ndër të tjera thuhet se rasti është cilësuar si “Krime lufte kundër popullatës civile”.

    “Komuna e Prishtinës dhe Lipjanit / 1998-1999. Lidhur me rastin pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale tre të dyshuarit dërgohen në qendër të ndalimit për 48 orë”, thuhet në raport.

    Ndërkaqw siç u bë e ditur dje arrestimet janë kryer në koordinim me Prokurorinë Speciale, Departamentin për Krime Lufte.

    “Departamenti për Krime Lufte, më datën 21 prill 2025, pas një aktiviteti të gjatë hetimor, ka ndërmarrë disa veprime operative, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të tre (3) dyshuarve të cilët dyshohen se kanë kryer Krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë”- thuhet në njoftim. Fillimisht thuhet se në Lipjan, në dy lokacione të ndara, janë lokalizuar dhe arrestuar një burrë dhe një grua si të dyshuar, B.T. dhe N.Č. Ndërsa, në vaqzhdimësi të aktivitetit, Policia thotë se në Prishtinë pasi është lokalizuar, është arrestuar edhe i dyshuari i tretë M.M.

    “Të njëjtit dyshohen për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’ të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit, në cilësi të gardianëve-zyrtarëve korrektues në burgun e Prishtinës dhe Qendrën Korrektuese në Lipjanit kanë marrë pjesë në maltretimin, rrahjen, torturimin fizik dhe psikik te të ndaluarve shqiptarë”, u bë e ditur në njoftim. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!