Minatorët e Flotacionit të Kishnicës janë futur në grevë.
Arsyeja e ndaljes së punës është se ata ende nuk i kanë marrë pagat.
Kjo u konfirmua nga kryetari i Sindikatës, Blerim Imeri.
“Po, kam informacione se punëtorët sot do ta ndalin punën shkaku se nuk i kanë marrë pagat”, tha ai për Klankosova.tv.
Imeri nuk dha detaje nëse është biseduar me menaxhmentin e “Trepçës” për ta gjetur një zgjidhje.