Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar se gjatë javës së kaluar janë kapur 15 armë si dhe municione të llojeve të ndryshme.
Sipas policisë, në po të njëjtën kohë, janë shqiptuar 5123 janë shqiptuar gjoba për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 920 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.
Në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, poashtu janë realizuar 220 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 74 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, theksohet në njoftimin e policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.