Gjashtë të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika janë dërguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ku pritet të mbahet seanca.
Prokuroria në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.
Tashmë nën masën e paraburgimit është i mituri, R.B., që dyshohet të ketë qenë dorasi. Muhamed Lika u vra më 1 prill në shkallët e ndërtesës ku banonte.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë të dyshuarve për përfshirje në rastin e vrasjes së rreshterit, Muhamed Lika.
Ata dyshohet se në bashkërkyerje kanë kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.
Nga Gjykata Themelore në Ferizaj kanë konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se seanca dëgjimore pritet të mbahet në ora 13;00 dhe ajo do të jetë e mbyllur për publikun. /Reporteri.net/