×
  • Lajme
  • Lajme / Aksioni i antidrogës

    Pas Veternikut, edhe në Fushë Kosovë kapen 2 kg drogë

    Reporteri
    22 Prill 2025 | 22:29

    Operacioni i Antidrogës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, i nisur sot në orën 15:00, është duke vazhduar edhe në lokacione të tjera.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar për Reporteri.net se në Fushë Kosovë janë kapur 2kg substancë e dyshuar narkotike dhe një armë.

    Gjatë ditës, në Veternik të Prishtinës poashtu u kapën 2kg drogë.

    “Edhe ne Fushe Kosovë në kuader të vazhdimit të këtij operacioni janë sekuestruar mbi 2 kg substance e dyshuar narkotike dhe një armë”, ka deklaruar Hoxha.

    Prokuroria Themelore e Prishtinës deklaroi se është në zhvillim e sipër të këtij aksioni, si dhe në bashkëpunim me organet e rendit po vazhdojnë hetimet e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!