Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është treguar i ashpër me kryetarin e NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Haradinaj ka thënë se nëse Limaj bëhet shkaktar që t’i vazhdohet pushteti Albin Kurtit i bie të jetë “dorë e zgjatur e Serbisë”.
“Atëherë i bie që e zbuluam edhe një”, thotë Haradinaj.
“Nëse Fatmir Limaj bëhet shkaktar me vazhdu Albin Kurti atëherë është dorë e zgjatur e Serbisë, e kemi zbulu edhe një – e kemi pasur në ekip e s’e kemi ditë. E paskemi pas të infiltru në radhët tona”, ka thënë Haradinaj në T7.
Lidhur me këtë deklaratë, Haradinajt i kanë reaguar nga Nisma.
Zyrtari i kësaj partie, Vesel Krasniqi, ka thënë se është “marre” që të thuhet një deklaratë e tillë nga një bashkëluftëtar i Limajt.
“Kryetari Limaj asnjëherë nuk ka qenë dorë e zgjatur e Serbisë ( marre të thuhet nga një bashkëluftëtar) dhe nuk ka punuar në dëmë të vendit, ai ka kontribuar si në luftë ashtu edhe pas luftes për popullin e Kosovës dhe vendin tonë. Debatin e z.Haradinaj që dëgjuam sonte i cili shpërfaq mllefin ndaj kryetarit Limaj, gjoja për tradhti se u largua nga AAK, ju rikujtojmë z.Haradinaj se kogja me krenari dikur keni prishur grupin parlamentar të NISMA-s, duke marr deputetin Haxhi Shala dhe jo vetëm, por duke ndërhyrë në mesin e dy shokëve që nga fëmijëria, e që e konsideruat si sukses tuajin”, ka shkruar Krasniqi./Reporteri.net
“Me mua ka përfunduar bashkëpunimi”, Haradinaj ia mbyll derën Limajt