Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar falje pasi kishte përdorur termin “autizëm politik”.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social, Facebook, Rama ka thënë se ka gabuar dhe se këtë term e ka përdorur padashje.
“Është vonë por nuk mund të mos e ndaja këtë reflektim. Të gabosh është njerëzore por të mos kërkosh falje nuk është burrërore. Krejt pa dashje sot kam cenuar fëmijet autik dhe me siguri kam lënduar prindërit e tyre duke folur për auztizëm politik. U desh të gaboja që pastaj të mësoja. Prej vitesh konsiderohet e papërshatshme… prandaj kërkoj ndjesë”, tha Rama.
“Të zgjedhësh mes BE-së dhe kënetës, kënetës do të thotë që nuk je mirë, politikisht je autik, nuk është mirë”, kishte deklaruar Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.