×
  • Lajme
  • Lajme / Propozimi

    Kusari-Lila për Albulena Haxhiun: Ka tri herë më shumë vota se Haradinaj, 30 mijë më shumë se Krasniqi

    Reporteri
    23 Prill 2025 | 11:17

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave të partive që Lëvizja Vetëvendosje ta ndërrojë kandidaten për Kryeparlamentare, Albulena Haxhiun.

    Ajo ka lënë të kuptohet se VV do të vazhdojë me këtë emër, teksa ka krahasuar numrin e votave që Haxhiu ka marrë krahasuar me kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn dhe atë të PDK’së, Memli Krasniqin, shkruan Reporteri.net.

    “Lehtësia me të cilën po vlerësohet dhe gjykohet mundësia e ndërrimit të kandidates nga VV është tërësisht i papranueshëm për ne. Me lejoni t ëju rikujtojë që Albulena Haxhiu është gruaja më e votuar në zgjedhjet parlamentare, apo thënë ndryshe tri herë më shumë vota se parafolësi Haradinaj, apo dy herë më shumë se i tërë grupi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Githashtu nëse krahasohet edhe me vetë liderin e opozitës, znj.Albulena Haxhiu është 30 mijë vota para z.Krasniqi”, ka deklaruar Lila.

    Sipas Kusari-Lilës, pesha politike dhe legjitimiteti i Albulena Haxhiu për të qenë Krytare Kuvendu është i pakontestueshëm.

    Ndryshe, në seancën e sotme dështoi sërish zgjedhja e Haxhiut për këtë post. Ajo mori 57 vota nga 61 sa duhen. Seanca u ndërpre dhe do të vazhdojë të premten, në orën 10:00./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!