×
  • Lajme
  • Lajme / Deputetja e LDK-së

    Kica-Xhelili për Albulena Haxhiun: U flet veç militantëve të vet – rrugëtimin politik e ka ndërtuar mbi ofendime

    Reporteri
    23 Prill 2025 | 21:40
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, përmbysi argumentin e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje se nëse partitë nuk e votojnë emrin e kësaj partie për kryetar të Kuvendit, ata mund të veprojnë me të njëjtën logjikë në rastin e emërimeve të nënkryetarëve të Kuvendit.

    Dallimi i Kryekuvendarit me nënkryetarët e këtij institucioni, sipas kundërargumentit të zonjës Kica-Xhelili, buron nga fakti se i pari përfaqëson Kuvendin si tërësi.

    “Kryetari i Kuvendit nuk e përfaqëson partinë politike, ai e përfaqëson Kuvendin, por vetëm si e drejtë i përket partisë më të madhe. Dallimi i KK me nënkryetarët është pikërisht ky, sepse ai përfaqëson Kuvendin, e ata tjerët janë veç emërime politike,” ,tha deputetja e LDK-së.

    Në këtë kontekst, Kica-Xhelili tha se vlerësimi i partisë së saj është se kryetari i parlamentit duhet “të jetë në gjendje ta përfaqësojë Kuvendin denjësisht, e jo antitezën e dinjitetit të Kuvendit.”

    Në rastin e propozimit të Albulena Haxhiut për kryekuvendare nga partia fituese, deputetja Kica-Xhelili e përkufizoi rrugëtimin e saj politik si “të ndërtuar mbi ofendime” dhe jo “mbi vlerësime politike e ligjore.”

    “Rrugëtimi politik i Albulena Haxhiut është ndërtuar mbi ofendime, e jo mbi vlerësime politike e ligjore. Dhe unë nuk kam si ta quaj përveç hipokrizi performative. U flet veç militantëve të vet, asgjë të vërtetë nuk ka çka flet.”, u shpreh ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!