×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Kjo është pasuria e Albulena Haxhiut, ministres në detyrë që po synon pozitën e kryeparlamentares

    Reporteri
    24 Prill 2025 | 8:07

    Agjencia Kosovare Kundër Korrupsioni (AKK), ka bërë publike pasurinë e zyrtarëve në Kosovë.

    Pasurinë e ka deklaruar edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tashmë është propozuar nga Vetëvendosje për postin e kryeparlamentares.

    Haxhiu  në AKK ka deklaruar një banesë 82m2 në vlerë 60 mijë euro në pronësi të bashkëshortit dhe tokë 6 ari të trashëguar në vlerë 15 mijë euro.

    Haxhiu posedon një veturë Seat me vlerë 9700 euro, të blerë nga huaja dhe nga shitja e veturës së vjetër.

    Ajo ka deklaruar se ka 1 mijë e 600 euro kursime në bankë.

    Tek të ardhurat vjetore, Haxhiu ka deklaruar se për pozitën e ministres merr 22 mijë e 540 euro nga Ministria e Drejtësisë,  ndërsa mëditje nga udhëtimet zyrtare janë 760 euro./Reporteri.net/

    ]

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!