×
  • Lajme
  • Lajme

    Hashim Thaçi sot mbush 57 vjet

    Reporteri
    24 Prill 2025 | 8:41

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 57 vjet.

    Edhe kjo ditëlindje Thaçin e gjen në Hagë, ku po mbahet në paraburgim.

    Hashim Thaçi, ndodhet në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

    Gjykimi ndaj tij dhe të tjerëve tyre ka filluar në prill të vitit 2023. Ndërkohë më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

    Prokuroria i akuzon ish-krerët e UÇK-së për vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë ndërsa të gjithë i kanë mohuar akuzat.

    Gjykata në Hagë u krijua pas një raporti të Këshillit të Evropës të vitit 2011, i cili përmbante akuza për trafikim organesh.

    Themelimi i këtij institucioni u bë më pas nga Kuvendi i Kosovës në gusht të vitit 2015, ndërsa aktakuzat e para u konfirmuan në pjesën e dytë të vitit 2020. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!