×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarimi i pasurisë

    Dy shtëpi, një banesë me kredi, para dhe tokë – pasuria e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku

    Reporteri
    24 Prill 2025 | 9:24

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar pasurinë në  Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

    Abdixhiku si pasuri të paluajtshme ka deklaruar dy shtëpi,  njëra e blerë në vitin 2014 me vlerë 200 mijë euro, që figuron si pronë e përbashkët dhe njëra e trashëguar nga prindërit, vlera e të cilës është 150 mijë euro.

    Abdixhiku ka deklaruar një tokë të trashëguar nga gjyshërit, me vlerë prej 90 mijë euro dhe një banesë prej 174 m², e blerë me kredi në vitin 2023 për 260 mijë euro, që po ashtu është pronë e përbashkët.

    Si pasuri të luajtshme, ai ka deklaruar një veturë e blerë me kredi në vlerë 25 mijë euro, në pronësi të bashkëshortes.

    Po ashtu,  bashkëshortja e tij mban 25% të aksioneve në kompaninë “Ampera Group”, me vlerë të deklaruar prej 2,500 euro.

    Abdixhiku ka deklarua 370 euro para të gatshme në  NLB Banka, si paga dhe kursime, 10 mijë euro në Raiffeisen Bank, gjithashtu si paga/kursime.

    Bashkëshortja e tij i ka deklaruar 1,609 mijë euro në NLB Banka.

    Ai ka deklaruar të ardhura vjetore 19 mijë e 904 euro nga puna si deputet, 24 mijë euro nga puna në kolegjin Riinvest. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!