Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin 24 orësh për plagosjen që ndodhi mbrëmë në lagjen Emshir në Prishtinë.
Sipas këtij raporti, ngjarja ka ndodhur në orën 20 e 40 minuta.
Në njoftimin e policisë thuhet se viktima është plagosur nga dy të dyshuar.
“Prishtinë / 23.04.2025 – 20:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar është plagosur me armë të zjarrit nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Ndërsa mbrëmë, Drejtori i Klinikës Emergjente Naser Syla tha se i plagosuri është duke e trajtuar në emergjencë dhe se gjendja e tij është stabile. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.