×
  • Lajme
  • Lajme / Pesë tentativa të dështuara

    “Shiu është bereqet”, përgjigja e Kurtit kur pyetet për dështimin e konstituimit të Kuvendit

    Reporteri
    24 Prill 2025 | 10:03

    “Shiu është për bereqet”, kaq ka thënë kryeministri Kurti kur është pyetur për dështimin për herë të pestë të konsituimit të Kuvendit të Kosovës.

    Kurti u pyet për këtë çështje derisa mori pjesë në përurimin e një ure në Rogovë të Hasit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Ne ndërtojmë ura, banorët e Rogovës punojnë tokën e shiu është për bereqet”, tha shkurt Kurti para gazetarëve.

    Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ende nuk ka arritur të konstituohet.

    Një tentativë e pestë në këtë drejtim ka dështuar dje, ndërkohë që seanca pritet të vazhdojë nesër. Kjo do të jetë seanca e gjashtë çdo 48 orë, që nga 15 prilli.

    Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje vazhdon të mbetet emri i Albulena Haxhiut. Në tri votime, ajo s’ka marrë votat e nevojshme. Nga 61 sa duhen, Haxhiun e kanë votuar vetëm 57 deputetë.

    Partitë e tjera, PDK, LDK dhe AAK kanë kërkuar nga Vetëvendosje që të gjejnë një kandidat unifikues për këtë post, ngase siç kanë thënë ata emri i Albulena Hahxiut, për ta është i papranueshëm. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!