Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë deklarimin e pasurisë për vitin 2025 pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. Veç pasuri të paluajtshme ka deklaruar 1 milion e 940 mijë e 363 euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në emër të tij, Haradinaj ka deklauar një shtëpi 950.00m2 e ndërtuar në vitin 2001 në vlerë 300 mijë euro, një shtëpi tjetër 500.00 m2 e blerë me kredi në vitin 2016 në vlerë 202 mijë euro, gjithashtu një shtëpi tjetër 630.00m2 e deklaruar si e ndërruar me dy banesa në Golem në Durrës, në vitin 2022 në vlerë 340 mijë euro.
Gjithashtu si të tijën, kreu i AAK-së ka deklauar edhe një tokë në vlerë 75 mijë euro, e blerë në vitin 2009.
Të përbashkët, ai ka deklaruar një shtëpi 800.00m2, e ndërtuar në vitin 2007 në vlerë 270 mijë euro. Një villë 405.00m2 e blerë me mjete familjare në vitin 2019 në vlerë 120 mijë euro, si dhe një banesë 696.00m2 nga kontrata me një kompani, në vitin 2024 në vlerë prej 524 mijë e 603 euro.
Si pasuri të luajtshme, Haradinaj ka deklauar një veturë të blerë në vitin 2024 në vlerë 19 mijë euro, dhe të bashkëshortes një veturë tjetër në vlerë 50 mijë euro.
Para të gatshme në llogari rrjedhëse, kryetari i AAK-së ka deklauar 2 mijë e 603 euro, si dhe të bashkëshortes afro 13 mijë euro.
Si detyrime financiare, Haradinaj pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka deklauar një kredi të marrë në vitin 2016, në vlerë 150 mijë euro, derisa vlera e mbetur është 81 mijë euro, një tjetër kredi për financimin e studimeve të fëmijëve në vlerë 30 mijë euro, si dhe një tjetër të bashkëshortes për nevoja personale në vlerë 10 mijë euro.
Të ardhurat vjetore nga paga si deputet në Kuvendin e Kosovës, Haradinaj ka deklauar 19 mijë e 34 euro, nga paga si invalid i luftës ka deklauar 2 mijë e 700 euro. Nga qeraja e shtëpisë në Prishtinë 48 mijë euro. Nga qeraja e shtëpisë në një nga lagjet e Prishtinës, Haradinaj ka deklauar 70 mijë euro të hyra vjetore. Mëditje kreu i AAK-së ka marrë 577 euro, avanc për udhëtim jashtë shtetit rreth 2 mijë euro.
32 mijë euro ka deklaruar të ardhura vjetore të bashkëshortes nga qeraja e shtëpisë, nga paga në Klan Kosova të bashkëshortes ka deklaruar 10 mijë euro, nga një qera tjetër e një shtëpie 16 mijë euro, po të bashkëshortes, e gjithashtu edhe dy huazime, një afro 3 mijë euro dhe tjetra 2500 euro.
/Reporteri.net/