Me rastin e ditëlindjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, urime të përzemërta ka ndarë kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci thotë se Thaçi sot nuk është në mesin e popullit të tij, megjithëse ai shton se emocionet janë me ish-presidentin dhe shokët, duke shtuar se ditëlindjen e ardhshme do e kremtojnë së bashku.
“President, U njohëm në kohën kur atdheu kishte më së shumti nevojë për ne. Rruga jonë e përbashkët po zgjatë gati 4 dekada dhe nuk ndalemi për më të mirën e qytetarëve, shtetit dhe kombit tonë. Sot, ti nuk je fizikisht në mesin tonë për të festuar ditëlindjen, por, emocionet tona janë me ty dhe shokët duke besuar fort se ditëlindjen e ardhshme do ta kremtojmë së bashku. Urime ditëlindja President!”, ka shkruar i pari i Drenasit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.