×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Kusari-Lila për “gjynah”, 107 mijë euro kredi – kursime në bankë veç 2,777 euro

    Reporteri
    24 Prill 2025 | 14:23

    Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka bërë deklarimin e pasurisë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korruspionit. Para të gatshme të sajat, ajo i ka deklaruar 27.87 euro, si dhe 2,749 euro si “paga,kredi,hua”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Tek pjesa e detyrimeve financiare, Kusari-Lila ka deklaruar disa kredi.

    Fillimisht një vlera e së cilës është 75 mijë e 475 euro dhe duhet të paguhet brenda 120 muajve, pastaj një tjetër, dhe kjo kredi po në emër të saj, ku nga 21 mijë sa ka marrë i kanë mbetur edhe 18 mijë e 402 euro për t’i paguar.

    Një kreditë kartelë ku i duhet të paguaj edhe 2 mijë e 703 euro, një tjetër me 3 mijë e 523 euro, si dhe për studimet e djalit të saj, një në vlerë 7mijë e 500 euro dhe një tjetër 1 mijë euro.

    Të hyra vjetore të sajat, ish-shefja e grupit parlamentar të VV-së ka deklauar pagën si deputete në Kuvendin e Kosovës, 28 mijë e 41 euro. Po nga ky institucion, ajo ka deklaruar mëditje 3 mijë e 885 euro.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!