×
  • Lajme
  • Lajme / Ambasadori britanik

    Hargreaves: Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale

    Reporteri
    24 Prill 2025 | 14:06

    Kuvendi i Kosovës nuk u konstituua as në tentativën e pestë. E propozuara për kryetare të Kuvendit nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk i mori votat e nevojshme as të mërkurën.

    Kjo situatë ka shqetësuar jo vetëm qytetarët në vend, por edhe ambasadat e huaja.

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe qeveri funksionale.

    “Më shumë se dy muaj pasi populli i Kosovës votoi në zgjedhje, Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe qeveri funksionale. Populli ka të drejtë të presë që liderët e tyre politikë të punojnë së bashku në interesin kombëtar”, tha diplomati britanik për Klankosova.

    Tashmë janë bërë më shumë se dy muaj prej se qytetarët dhanë besimin e tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Por, vendi nuk ka as Kuvend të konstituuar, e rrjedhimisht as qeveri.

    Nesër me fillim nga ora 10:00 do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.

    Zyrtarisht, Albulena Haxhiu mbetet ende kandidate për kryetare të legjislativit, e partitë opozitare në deklarimet e fundit nuk duket se kanë ndryshuar qëndrim ndaj saj, duke u deklaruar kundër saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!