Deklarimin e pasurisë e ka bërë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit edhe Shefi i Stafit të Albin Kurtit, Luan Dalipi. Pasuri të paluajtshme, Dalipi ka deklaruar në vlerë 1 milion e 69 mijë e 200 euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Shefi i stafit të Kurtit, Luan Dalipi ka një shtëpi në vlerë 950 mijë euro me 360m2 e cila raportohet të jetë blerë nga të hyrat nga biznesi dhe bashkëfinancim nga prindërit. Ai ka deklaruar edhe një banesë 112m2 të trashëguar nga prindërit në vlerë 110 mijë euro. Depo në vlerë 6 mijë euro, si dhe një garazhë 3 mijë e 200 euro.
Si pasuri të luajtshme, Dalipi ka deklaruar një veturë “Mercedes Benz” në vlerë 35 mijë euro e blerë në vitin 2018, dhe një të bashkëshortes në vlerë 8 mijë e 500 euro, e blerë në vitin 2019.
Si mëditje të marra nga Zyra e Kryeministrit për udhëtimet zyrtare jashtë vendit, Dalipi ka deklauar 4 mijë e 219 euro gjithsej.
Po tek të ardhurat vjetore, për pagën si shef i stafit të Kryeministrit, ai ka marrë 15 mijë e 275 euro.
Para të gatshme në bankë, Dalipi ka deklaruar se ka 2 mijë e 644 euro. Bashkëshortja e tij ka 58 mijë e 394 euro.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.