Në Prishtinë u promovua libri “Disfata e Ushtrisë Osmane dhe Shqiptarët” i autorit Ahmet Hamdi, i përkthyer për herë të parë në gjuhën shqipe nga studiuesi Shasivar Kabashi.
Përmes këtij libri autori sjell kontributin e shqiptarëve në periudhën e sundimit osman.
Përkthyesi i librit, Shasivar Kabashi tha se përkthimi I këtij libri është shlyerje e një borxhi moral ndaj autorit por edhe ndaj stërgjysheve tanë.
“Po besoj që së bashku ne po e shlyejmë një borxh moral ndaj këtij autori dhe jo vetëm tij, pra një autori që është disident por ne këto po nderojmë edhe zërin e padëgjuar të stërgjyshërve tanë.:, tha ai. Në përurim nga studiues të fushës u tha se pa shqiptarët e besimit islam, Perandoria Osmane do të braktiste Rumelinë 150 vjet më parë.
Reformatorët e rritur që nuk e kuptojnë çka d.m.th arma për shqiptarët. Se çka d.mt.h arma për shqiptarin është bastisja kur autoritett osmane ia marrin pushkën beut të DiBrës.”, tha profesori Nuri Bexheti.
“Ky libër është i shkruar në veten e parë, është i shkruar nga kujtimet e një ushtaraku Osman, i cili ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në Betejën e Kumanovës dhe në betejat e tjera ku merrnin shiptarët gjatë rënies së perandorisë osmane.”, tha njëri nga studiuesit.