Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, e ka konfirmuar se ka pasur takime mes Albin Kurtit dhe Fatmir Limajt për marrëveshje koalicioni.
Ai ka thënë se janë duke biseduar me Nismën për votimin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.
Këto komente Rexhaj i bëri në Kanal10 teksa po diskutohej për situatën e krijuar me konstituimin e Kuvendit, rrjedhimisht mos votimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.
“Tashmë dihet që ka pasur biseda kryesisht me Nismën që ne me pas një ujdi të përbashkët, nuk ka ende asgjë definitive. Ka biseda me Nismën për me e marrë përkrahjen qoftë edhe për Albulena Haxhiun”, ka thënë Rexhaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.