×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet e policisë

    Vetaksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person

    Reporteri
    25 Prill 2025 | 8:12
    Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Një person ka vdekur mbrëmë në një vetaksident në fshatin Sopijë të Suharekës.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:26.

    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    I lënduari fillimisht është dërguar në emergjencën e Suharekës por për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Rreth orës 23:00 nga spitali është informuar se i njëjti ka vdekur.

    “Me datë 24.04.2025, rreth orës 21:26 përmes linjës emergjente policia ka marr njoftim se në mes të fshatit Shirok dhe Sopij në Suharekë ka ndodhur një vetaksident.

    Policia ka informuar emergjencën dhe patrulla menjëherë ka dal në vendngjarje. I lënduari E.K. nga Sopija fillimisht është dërguar në emergjencën e Suharekës por për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

    Rreth orës 23:00 nga spitali është informuar se I lënduari ka vdekur. Hetuesit e trafikut kanë dal në vendngjarje gjithashtu, është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij trupi I pa jetë është dërguar në Institutin Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim”, ka thënë Bytyqi për Reporteri.net.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!