×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekë Berisha: E kisha votu edhe Fitore Pacollin për kryeparlamentare, edhe pse i ka pasë do probleme me mexha e toka

    Reporteri
    25 Prill 2025 | 12:19

    Deputeti Bekë Berisha pas dështimit për herë të gjashtë të konstituimit të Kuvendit, ka thënë se me gjasë nuk do të vijë në seancën e së dielës.

    Berisha ka ironizuar duke thënë se do ta votonte edhe Fitore Pacollin për kryeparlamentare, ndonëse i ka pasë disa probleme me mexha e toka, transmeton Reporteri.net.

    “Unë po mendoj që nuk ka askush ndonjë strategji veç ka mbetë qishtu. Është tu shku në rrjedhën e vet. Unë mendoj që veç po dojnë me lanë qishtu e pesha më e madhe është prej këtyre që i kanë 42 vota plus me aleatët e vet. Po më doket që tash popullit të Kosovës po i them, tash qashtu qysh këtij ja keni dhënë shumicë, qashtu edhe kryeparlaemntari duhet me u zgjedhë. Qiky popull e meriton kryeparlamentarin që e ka propozu VV-ja. Për besë edhe Fitore Pacollin jam tu e shqyrtu, i ka pasë do probleme me mexha, po ato janë koxha të shfaqura këtu në Kosovë.

    Ai tha se të ecet tutje me hapat për konstituimin e Kuvendit.

    “Për besë të dielën se di a shkoj më në seancë. Unë po i shoh do deklarata të njëjta opozitës që po dalin po i dhanë, as nuk po i dëgjoj për besë. Nuk kam inati me kërkon… Për besë unë jom koxha praktik, çka po më intereson me ju ndreqë imazhin VV-së. Këdo le te qet dhe të kalojmë në hapat tjerë”, tha Berisha. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!