Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se afati për konstituimin e Kuvendit përfundon nesër apo të dielën, shkruan Reporteri.net.
Për këtë, ajo i është referuar Kushtetutës së Kosovës, megjithëse një gjë të tillë Kushtetuta nuk e qartëson tërësisht.
“Është e paraparë edhe me Kushtetutën e Kosovës që 30 ditë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor është e paraparë që të konstituohet Kuvendi. Ai 30 ditësh është ditën e diel, më 27 prill, apo nëse e shohim me ditë kalendarike mund të jetë edhe nesër… Kjo situatë nuk është se mund të shkojë tërësisht në pafundësi, mund të sjellë në një rrethanë tjetër ku diskutimi i përbashkët me subjekte po afrohet gradualisht një datë tjetër e zgjedhjeve”, ka thënë ajo.
Me Nenin 66 të Kushtetutës parashihet “Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve”./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.