Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Malajzia ka vendosur t’i heqë vizat për shtetasit e Kosovës për udhëtime të shkurtra, shkruan Reporteri.net.
Osmani ka thënë se qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Malajzi pa viza për qëndrime jo më të gjata se 30 ditë. Ajo ka bërë me dije se do ta vizitojë vendin e Azisë juglindore javën e ardhshme, teksa zbuloi se Kosova do të hapë Ambasadën e saj në Kuala Lumpur gjatë vizitës së saj.
“Ky është një tregues i qartë se lidhjet mes dy vendeve tona po forcohen çdo ditë e më shumë. Shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj institucioneve malajziane për këtë vendim domethënës”, tha ajo në X.
Malajzia ishte në mesin e vendeve të para që njohu pavarësinë e Kosovës kur Prishtina e shpalli atë në vitin 2008.
Ahead of my official visit to Malaysia next week, I am deeply grateful to the Malaysian authorities for their decision to grant visa exemptions for all citizens of the Republic of Kosovo for stays of up to 30 days.
This important step, combined with the forthcoming opening of… pic.twitter.com/xnvHFeZ2JK
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 25, 2025
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.