×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani e Begaj në Vatikan, bashkë me Kardinalin Ernest Simoni dhe prijësit fetarë shqiptarë bëjnë homazhe për Papa Françeskun

    Reporteri
    25 Prill 2025 | 18:17

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe homologu i saj shqiptar Bajram Begaj, po qëndrojnë në Vatikan ku po marrin pjesë në homazhet për Papën Françeskun, i cili vdiq të hënën në moshën 88 vjeçare derisa ceremonia e varrimit pritet të bëhet nesër.

    Osmani e Begaj kanë publikuar fotografi në rrjetet e tyre sociale duke e mabjtur për duar kardinalin e vetëm shqiptar Ernest Simonin. Po ashtu aty shihet edhe Bujar Spahiu Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare Joan Pelushi dhe në sfond edhe kreu i Kishës Katolike Arjan Dodaj.

    “Sot, në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan, së bashku me Presidentin Begaj, kardinalin e vetëm shqiptar, Ernest Simonin dhe delegacionet tona, bëmë homazhe për Shenjtërinë e Tij, Papë Françeskun, për të shprehur respektin e qytetarëve tanë ndaj përkushtimit të tij frymëzues për paqe, harmoni dhe dinjitet njerëzor në mbarë botën” ka shkruar Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!