×
  • Lajme
  • Lajme / Lista

    Për tre muaj LDK mori mbi 73 mijë euro donacione, mes dhuruesve edhe Abdixhiku e deputetë

    Reporteri
    25 Prill 2025 | 23:18

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë mbi 70 mijë euro donacione në tre muajt e parë të vitit 2025.

    LDK ka marrë saktësisht 73 mijë e 371 euro e 17 cent, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Kabashi Holdin SHPK”, ia ka dhuruar Lidhjes Demokratike të Kosovës, 10 mijë euro.

    “DA MICHELE KOSO-DONACION”, ku aksionar Berat Rukiqi i ka dhuruar për LDK-në 4 mijë e 996 euro.

    “TLD SHPK”, i ka dhënë donacion për LDK-në rrafsh 5 mijë euro.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka dhënë donacion për partinë që e drejton 2 mijë euro.

    Edhe një familjar i kryetarit Abdixhiku, Besmir Abdixhiku i ka dhuuruar 2 mijë euro.

    Deputeti i kësaj partie Anton Quni i ka dhuruar 2 mijë euro, po aq deputeti Besian Mustafa dhe Jehona Lushaku.

    Deputeti i ri i LDK-së, Paris Guri i ka dhuruar 1 mijë e 499 euro.

    Kurse deputeti tjetër, Alban Zogaj i ka dhënë 500 euro për partinë.

    Lista e plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!