×
  • Lajme
  • Lajme / Flet Presidentja

    Osmani: Më së shumti në rajon kemi bërë reforma, s’e humbim kurrë shpresën për anëtarësim në BE

    Reporteri
    26 Prill 2025 | 8:06

    [residentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se e sheh Kosovën si pjesë të komunitetit perëndimor në të ardhmen.

    Sipas Osmanit, Kosova ka bërë më së shumti reforma në mesin e vendeve të rajonit të Ballkanit që janë parakushte për anëtarësim në BE.

    “Nuk e humbim kurrë shpresën. 97 për qind e qytetarëve tanë mbështesin anëtarësimin në BE dhe NATO. Për shembull, ka ende pesë vende brenda BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, puna për të arritur anëtarësimin në BE vazhdon”.

    “Kosova gjithmonë ka pasur një synim dhe të vetëm, e ai është anëtarësimi në komunitetin euroatlantik”, tha Osmani, në një intervistë për televizionin publik finlandez “Yle”.

    Ajo ndër të tjerash ka falënderuar Finlandën për mbështetjen solide që ka marrë gjatë dekadave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!