×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet nga policia

    Katër të arrestuar në Podujevë pas një përleshje, policia sekuestron një AK47

    Reporteri
    26 Prill 2025 | 8:56

    Katër persona janë arrestuar dje në fshatin Dumnicë të Podujevës pasi janë përleshur mes vete.

    Policia tha se gjatë këtij incidenti dyshohet se është përdorur edhe arma e zjarrit, ndërsa njoftoi se kanë sekuestruar një armë automatike AK47 me karikator me 11 fishekë dhe 3 gëzhoja.

    Ata kanë marrë lëndime të lehta, por jo nga arma, tha policia.

    “Fsh. Dumnicë, Podujevë 25.04.2025 – 19:29. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se ishin përfshirë në një përleshje ndërmjet vete. Gjatë incidentit dyshohet se është përdorë edhe arma e zjarrit. Njësitë policore kanë sekuestruar një armë automatike AK47 me karikator me 11 fishekë dhe 3 gëzhoja”.

    “Të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore (jo nga arma e zjarrit) dhe të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor. Të njëjtit në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!