×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Stoku i frikshëm i dosjeve në Gjykatën e Lartë, ish- Ministri i Drejtësisë jep një zgjidhje

    Reporteri
    28 Shtator 2019 | 21:37

    Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, rekomandon shtimin e numrit të gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë.


    Në një intervistë për RTV Ora, ai thotë se me 19 gjyqtarë do të jetë e pamundur shqyrtimi i numrit të lartë të dosjeve që janë në pritje.

    Halimi: Një shtim të gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë për një afat 5-vjeçar derisa të evadohen këto 35 mijë dosje që ndodhen në Gjykatën e Lartë. Të jetë një numër 25-35 për pesë vjet, me mandate zëvendësuese si Gjykata Kushtetuese.

    Ish-ministri i Drejtësisë thotë se vonesa në ngritjen e institucioneve të reja BKH dhe SPAK dhe Gjykatave Antikorrupsion rrezikon të djegë edhe shume fonde të dhëna nga Bashkimi Europian për ngritjen e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!