×
  • Show Time
  • Show Time

    Egli Tako flet për herë të parë pas Big Brother, zbulon detaje për lidhjen me Gjestin

    Reporteri
    26 Prill 2025 | 21:40

    Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Në ‘Post Big Brother’, Egli tregoi se po fokusohet tek vetja dhe familja.

    “Jam mirë, jam përpjekur të marr kohë me veten time, të shoh familjen” , tha ajo, duke nënvizuar rëndësinë që ka për të kjo periudhë reflektimi.

    Në lidhje me raportin me Gjestin, ajo u shpreh optimiste:

    “Pjesa me Gjestin duket shumë ok deri tani, kemi komunikuar, kemi ndenjur bashkë, te shohim si do vijojë më pas, deri tani mirë,” konfirmoi Egli, duke i qetësuar fansat e çiftit për vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre jashtë shtëpisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!