Mesditën e së dielës, një këmbësor, fëmijë, është goditur nga një veturë në rrugën “Wesley Clark” në Pejë.
Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin e Pejës.
“Sot rreth orës 12:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne rrugen Wesley Clark në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor (fëmijë), si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, tha Rugova.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.