×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Komuna e Prishtinës i dhuron Çelësin e Qytetit aktivistes Natasha Kandiq

    Reporteri
    27 Prill 2025 | 17:37

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ia ka dhuruar Çelësin e Qytetit aktivistes së njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, shkruan Reporteri.net.

    Ai përmes një postimi në Facebook thotë se Kandiq është një nga ato zëra të rrallë që nuk heshti, edhe kur bota zgjodhi të mbyllte sytë.

    Postimi i tij:

    Nataša Kandić është një nga ato zëra të rrallë që nuk heshti, edhe kur bota zgjodhi të mbyllte sytë.

    Me guximin e saj të palëkundur, ajo i dha zë dhimbjes, i dha drejtësi kujtesës dhe nder viktimave pa dallim kombi apo gjuhe.

    Në kohët më të errëta, ajo zgjodhi të qëndrojë në anën e të vërtetës, duke rrezikuar gjithçka për një ideal më të madh: dinjitetin njerëzor.

    Sot, pata nderin t’i dorëzoj Çelësin e Qytetit të Prishtinës, një shenjë mirënjohjeje për jetën që ia kushtoi drejtësisë, të vërtetës dhe pajtimit.

    Puna dhe përkushtimi i saj na kujtojnë se pa e vërteta nuk ka paqe të qëndrueshme, as në Kosovë, as në rajon.

    Në një ditë që për ne është shumë më tepër se një datë në kalendar, Prishtina i thotë: faleminderit!

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!