Ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Shala, i njohur me nofkën “Ftyra”.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-bashkëluftëtari i tij, Fatmir Shurdhaj përmes një postimi në Facebook.
“Njëri ndër ushtarët më të hershëm të Brigadës 121 Ismet Jashari Kumanova, i organizuar në UÇK-ën me Mujë Krasniqin e Rexhep Selimin, bashkëluftari ikomandant Kumanovës , Fatmir Limes Haxhi Shalës, Ajet Kastratit e shume luftarëve dhe Dëshmorëve të kombit”, shkroi Shurdhaj.
Postimi i tij:
Njoftim mortor.
Familjar, miq e bashkëluftëtar,
Ju njoftojmë se pas një sëmundje të shkurtër ndërroj jetë Daja e bashkëluftëtari im
Naser Bislim Shala- Ftyra.-
Njëri ndër ushtarët më të hershëm të Brigadës 121 Ismet Jashari Kumanova, i organizuar në UÇK-ën me Mujë Krasniqin e Rexhep Selimin, bashkëluftari ikomandant Kumanovës , Fatmir Limes Haxhi Shalës, Ajet Kastratit e shume luftarëve dhe Dëshmorëve të kombit.
Naseri si epror i shtabit Brigades kreu shumë detyra të rëndësishme në organizimin ushtarak të njësive të UÇK-së, me devotshmëri të lartë e heroizëm të pashoq qendronte me shkoët luftarë nëpër vijat e para të ftontit.
Njihej me nofkën e luftës FTYRA ishte shumë i dashur me shokët dhe besnik në qdo rrethanë luftarake të kohës.
E kam pasur fatin të jemi bashkë nip e dajë në vijat e para të frontit me forcat armike, por, Fryra qëndronte heroikisht bashk me shokët.
E paq të lehtë dheun e Kosovës dajosh, e ke krye detyren per atdheun me perkushtim sipas edukimit të Nanës Qamile e Dajes Bislim që na i vranë forcat serbe më 1998.
Ngushëllime Familjes Shala, miqve, farefisit , bashkëluftarëve e shoqërisë.
Lavdi jetës e veprës tënde atdhetare daja im bashkëluftëtari im Ftyra i UÇK-së!