×
  • Lajme
  • Lajme / Sindikata

    Punëtorët e KEK’ut kërkojnë rritje pagash, do të protestojnë më 1 Maj

    Reporteri
    29 Prill 2025 | 22:42

    Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) po kërkojnë rritje të pagave. Të enjten, ata do të mbajnë edhe një protestë, shkruan Reporteri.net. 

    Ata kanë thënë se puna që bëjnë është e vështirë, e rrezikshme dhe shpesh nënvlerësohet.

    ”Kjo punë nuk ka para që mund ta paguajë – është lodhje, është rrezik, është sakrificë çdo ditë.”, thuhet në postimin e sindikatës, teksa bëhet thirrje për pjesëmarrje në protestë.

    Protesta do të mbahet më 1 Maj, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

    Protesta do të zhvillohet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!