Dita e fundit e prillit në Kosovë parashihet të karakterizohet me mot plotësisht stabil dhe me diell. Mëngjesi do të jetë shumë i freskët, ndërsa dita e ngrohtë dhe stabile, por me erëra të freskëta nga verilindja. Temperaturat nga 4 në mëngjes deri në 24 gradë Celsius pasdite.
Maji fillon me diell, por gjatë dites do të ketë shtim lokal të vranësirave. Orëve të pasdites dhe mbrëmjes nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh të izoluar shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten.
Të premten në Shqipëri dhe Maqedoni lokalisht priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në zonat malore.
Fundjava mjaft e nxehtë dhe stabile e me diell./MeteoBallkan
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.